Hiperhidroza, e njohur më shpesh si djersitja e tepërt, mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës së një personi. Zonat më të zakonshme të prekura nga hiperhidroza janë lëkura e kokës, nënsqetullat, duart, këmbët dhe zona e ijeve.
Botox-i shpesh i lidhur me reduktimin e rrudhave kozmetik është gjithashtu një trajtim veçanërisht efektiv për hiperhidrozën lokale. Injeksionet e botoksit përdorin toksinën botulinum për të bllokuar sinjalet nervore përgjegjëse për djersitjen, duke ndaluar gjëndrat e djersës të prodhojnë shumë djersë. Ritrajtimi zakonisht nevojitet në katër deri në gjashtë muaj.
Kur nuk rekomandohet botoxi për trajtimin e hiperhidrozës?
Ekspertët nuk rekomandojnë trajtimin me Botox për:
- gratë që janë shtatzëna
- nënat që ushqejnë me gji
- njerëzit me një histori të çrregullimeve neuromuskulare.
Ku konsiton trajtimi?
Procedura është e thjeshtë. Kremi mpirës aplikohet në zonën e trajtimit. Kryhen shumë injeksione me një gjilpërë shumë të vogël. Pacientët zakonisht fillojnë të shohin rezultate në 5 ditësh dhe rezultate të plota pas dy javësh.
“Botoksi ka qenë një trajtim revolucionar për hiperhidrozën, ka ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për shumë pacientë”. “Është një trajtim i shkëlqyer, funksionon mirë dhe pacientët janë vërtet të kënaqur me rezultatet”.