Mikrodermabrazioni u miratua për herë të parë nga FDA në vitin 1996. Që atëherë, janë prodhuar qindra pajisje mikrodermabrasioni.
Çfarë është Mikrodermabrazioni?
Mikrodermabrazioni është një procedurë minimalisht invazive që përdoret për të rinovuar tonin dhe strukturën e përgjithshme të lëkurës. Procedura përdor një paisje të veçantë me një sipërfaqe gërryese për të hequr butësisht shtresën e jashtme të trashë të lëkurës për ta rinovuar atë.
Kush mund të bëjë mikrodermabrazion?
Mikrodermabrazioni konsiderohet një procedurë e sigurt për shumicën e llojeve dhe ngjyrave të lëkurës. Njerëzit mund të zgjedhin të kryejnë procedurën nëse kanë shqetësimet e mëposhtme të lëkurës:
- pore të zgjeruara dhe pika të zeza
- akne dhe shenja aknesh
- ton dhe strukturë të pabarabartë të lëkurës
- rrudha të holla
- njolla të moshës dhe diellit
- melasma
Si funksionon mikrodermabrazioni?
Mikrodermabrazioni është një procedure që zakonisht zgjat rreth një orë. Nuk është e nevojshme të përdorni anestezi për mikrodermabrasion.
Gjatë procedurës, pas hapjes së pikave të zeza përdoret një pajisje dore për të larguar shtresën e jashtme të lëkurës në zonat e synuara. Në fund të trajtimit, aplikohet maskë qetësuesë, kremi hidratues si dhe kremi kundër diellit.
Çfarë kujdesi duhet pasur pas mikrodermabrasionit?
- Mund rifilloni menjëherë aktivitetet tuaja të përditshme
- Mbajeni lëkurën të hidratuar
- Shmangni përdorimin e medikamenteve për aknet 1-3 ditë pas trajtimit
E rëndësishme është të mbroni lëkurën me krem kundër diellit. Lëkura juaj mund të jetë më e ndjeshme ndaj diellit në disa javë pas trajtimit