MESOTERAPIA E FYTYRËS

Mesoterapi fytyre

Mesoterapia e fytyrës është një teknikë inovative për rinovimin e lëkurës dhe përmirësimin e strukturës dhe pamjes së saj. Trajtimi i Mesoterapisë të fytyrës ofron një koktej të përshtatur dhe të sofistikuar të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve, aminoacideve dhe acidit hialuronik të miratuara nga FDA që injektohet në shtresën e mesme të lëkurës.

Ky trajtim është ideal për të gjitha llojet e lëkurës dhe mund t’i ktheheni menjëherë aktiviteteve normale. Në varësi të përzierjes së lëndëve ushqyese, Mesoterapia e fytyrës do t’i japë lëkurës hidratim intensiv dhe afatgjatë, duke e rinovuar atë dhe stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Çfarë mund të trajtojmë me mesoterapi:

Mesoterapia mund të aplikohet në personat mbi 18 vjeç

Sa trajtime të Mesoterapisë duhen?

Numri i seancave të mesoterapisë së fytyrës që do t’ju nevojiten varet nga gjendja e lëkurës. Zakonisht rekomandojmë 4-6 seanca me një distancë prej 2-4 javësh, për të arritur rezultatet e dëshiruara. Megjithatë mund të shihen rezultate të rëndësishme edhe vetëm pas një seance.

Cfarë përkujdesi duhet pas trajtimit?

Këshillohet të mos përdorini produkte grimi për 24 orë pas mesoterapisë së fytyrës.

Sa zgjasin rezultatet e Mesoterapisë?

Rezultatet variojnë nga 12 deri në 18 muaj, në varësi të llojit të lëkurës, gjendjes dhe numrit të seancave të kryera.