Mesoterapia e flokëve është një procedurë që mundëson rigjenerimin e flokëve pa përdorimin e metodave kirurgjikale. Kjo metodë trajtimi mund të aplikohet si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Aplikimi i mesoterapisë ushqen folikulat e flokëve me aminoacide, vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese.
Si aplikohet mesoterapia e flokëve?
Injeksionet sipërfaqësore të aplikuara në lëkurën e kokës stimulojnë proceset natyrale të vetë-rigjenerimit dhe riprodhimit të flokëve.
Një seancë e vetme e mesoterapisë së flokëve zgjat afërsisht 10 deri në 30 minuta në varësi të madhësisë së zonës së trajtimit. 2-3 muajt e parë seancat kryhen cdo 2 javë. Më pas intervalet mund të zgjaten. Megjithëse rezultate të dukshme mund të merren brenda dy ose tre muajve të parë, rezultati më i mirë arrihet pas gjashtë muajsh trajtim.
Përfitimet e mesoterapisë së flokëve
- Redukton rënien e flokëve.
- Stimulon rritjen e flokëve duke ushqyer folikulat e flokëve.
- Përshpejton rritjen e folikulave të reja të flokëve në lëkurën e kokës.
- Redukton problemin e zbokthit në flokë.
- parandalon rënien e flokëve nëse aplikohet pas transplantimit të flokëve.