Një teknikë e re si metodë e mesoterapisë është përdorimi i Dermapen-it. Është një pajisje mikro-gjilpëre me teknologji të avancuar që përdor age të shumta që depërtojnë vertikalisht në lëkurë duke u dridhur automatikisht. Ndërsa koka lëviz në sipërfaqen e fytyrës, ajo krijon çpime të vogla në lëkurë dhe stimulon prodhimin natyral të kolagjenit. Materialet e përdorura në çdo trajtim arrijnë në qelizat e dermës dhe shtresës bazale dhe në të njëjtën kohë aktivizojnë fibroblastet për të prodhuar kolagjen të ri. Mikrocpimet mund të mbajnë deri në 80% më shumë lëndë ushqyese që aplikohet. Kjo përthithje e shtuar stimulon procesin e rigjenerimit dhe rigjeneron lëkurën më shpejt.
PRP
E njohur edhe si “fytyra e vampirëve”, plazma e pasur me trombocite (PRP) ka marrë aq shumë vëmendje sa mund të duket sikur më në fund është gjetur sekreti i rinisë. PRP (platelet rich plasma) përdor kapacitetin shërues të vetë gjakut të pacientit për biostimulimin e qelizave të lëkurës. Procedura fillon me marrjen e gjakut nga pacienti në tuba të posaçëm, pastaj centrifugohet dhe kështu marrim plazmë autologe të pasur me trombocite.
Përfitimet e trajtimit janë :
- përmirësimi i elasticitetit, qëndrueshmërisë së lëkurës dhe rindërtimi i kolagjenit
- trajtimi i njollave
- trajtimi i shenjave të akneve
- zvogelimi i poreve
- reduktim I rrudhave fine
Procedura zgjat 30-40minuta. Kryhet me krem anestetik. Pas trajtimit lëkura do jetë e skuqur dhe pak e enjtur. Pas 1 dite mund ti riktheheni aktiviteteve normale.
Cilat janë avantazhet kryesore të PRP-së?
- transformon pamjen e lëkurës tuaj në mënyra positive
- nuk ka asnjë risk për një reaksion alergjik sepse plazma vjen nga trupi juaj
- dhimbja është minimale dhe procedura është e shkurtër
Kur duken rezultatet dhe sa seance duhen?
Rezultatet kërkojnë pak kohë për t’u shfaqur. Efektet e plota shfaqen brenda disa javësh deri në muaj. Studiuesit kanë zbuluar se shumica e pacientëve që marrin rezultate kanë kryer 3 ose më shumë trajtime.
Sa zgjasin rezultatet?
Rezultatet mund të zgjasin deri në 18 muaj.