Çfarë janë fillerat dermal ?
Sëpari fillerat nuk duhet të ngatërrohen me Botox-in. Ky i fundit “ngrin” muskujt për të reduktuar rrudhat, ndërsa fillerat janë implante injektuese të miratuara nga FDA për të reduktuar ose eliminuar rrudhat, për të modeluar buzët dhe për të rivendosur humbjen e volumit të indeve të buta.
Ku konsiston trajtimi?
Shpesh pacientët vijnë duke thënë “ata thjesht duan të duken pak më mirë”, pa iu drejtuar kirurgjisë estetike. Fillerat rrisin volumet e rëna dhe zbusin rrudhat. Procedura kryhet me anestezi lokale dhe zgjat rreth 30 minuta. Rezultati është menjëherë i dukshëm.
Për cfarë përdoren fillerat?
Ato kanë në përmbajtje acid hialuronik dhe substanca të ngjashme që kanë aftësinë të “mbushin” zonat që kanë humbur volumin. Aplikohen në:
- rrudhat rreth gojës
- konturet e errëta poshtë syve
- rritjen e volumit të buzëve
- mbushjen e mollëzave të faqeve
- rimodelimin e kontyreve të fytyrës
- rrudhat e ballit
- rrudhat e qafës
- rimodelim të hundës
Për secilën zonë që do të trajtohet përdoren fillera specifikë për të marrë rezultatin më të mirë.
Çfarë masash paraprake duhen marr përpara aplikimit të fillerit?
Siguria duhet të jetë përparësia juaj kryesore kur merrni parasysh ndonjë procedurë mjekësore. Është e rëndësishme të kuptoni se çfarë përfshin procesi dhe çdo rrezik të mundshëm. Kjo do të thotë që gjithmonë zgjidhni një mjek specialist, për të parandaluar komplikacionet.
Kush duhet të shmangë fillerat?
- nëse jeni shtatëzanë
- nëse ushqeni fëmijë me gji
- përpara ndërhyrjeve dentare
- nëse keni infeksione në zonën e trajtimit (herpes)
A janë të përhershëm fillerat?
Nëse nuk jeni të kënaqur me pamjen pas fillerit, mos u frikësoni – në shumicën e rasteve, mund ta rregulloni atë. Një dermatolog mund të injektojë filler shtesë, ose mund ta shkrijë atë krejtësisht nëpërmjet një enzime. Kur injektohet me profesionalizëm, rezultatet duken aq natyrale dhe aq delikate sa askush nuk do t’i vinte re.
Sa zgjasin rezultatet?
Pas rreth 8-14 muajsh, trupi juaj zbërthen në mënyrë natyrale fillerat e acidit hialuronik.