MESOTERAPIA E FLOKËVE

Mesoterapi flokesh

Mesoterapia e flokëve është një procedurë që mundëson rigjenerimin e flokëve pa përdorimin e metodave kirurgjikale. Kjo metodë trajtimi mund të aplikohet si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Aplikimi i mesoterapisë ushqen folikulat e flokëve me aminoacide, vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese.

Si aplikohet mesoterapia e flokëve?

Injeksionet sipërfaqësore të aplikuara në lëkurën e kokës stimulojnë proceset natyrale të vetë-rigjenerimit dhe riprodhimit të flokëve.

Një seancë e vetme e mesoterapisë së flokëve zgjat afërsisht 10 deri në 30 minuta në varësi të madhësisë së zonës së trajtimit. 2-3 muajt e parë seancat kryhen cdo 2 javë. Më pas intervalet mund të zgjaten. Megjithëse rezultate të dukshme mund të merren brenda dy ose tre muajve të parë, rezultati më i mirë arrihet pas gjashtë muajsh trajtim.

Përfitimet e mesoterapisë së flokëve