Dermoskopia është një teknikë joinvazive, e cila kryhet me një instrument dore të quajtur dermatoskop. Procedura lejon zmadhimin dhe vizualizimin e strukturave të lëkurës nën sipërfaqe që nuk shihen me sy të lirë. Imazhet dermoskopike fotografohen dhe regjistrohen në mënyrë dixhitale për ruajtje dhe ndjekie në vazhdimësi( follow up).
Dermoskopia përdoret më shpesh në diagnostikimin e lezioneve kanceroze të lëkurës, të tilla si melanoma ose karcinoma bazoqelizore. Mund të përdoret gjithashtu për të identifikuar dhe monitoruar sëmundje të tjera të lëkurës si vitiligo, lupus eritematoz diskoid dhe liken planus.
Dermatoskopia është një procedurë shumë e thjeshtë dhe pa dhimbje.