Ekzaminimi me llambë Wood është një procedurë që përdor dritën ultraviolet për të zbuluar infeksionet bakteriale ose kërpudhore të lëkurës. Gjithashtu mund të zbulojë çrregullime të pigmentit të lëkurës si vitiligo dhe parregullsi të tjera të lëkurës.
Një llambë Wood është një pajisje e vogël dore që lëshon dritë ultraviolet përmes së cilës dedektohen zona fluoreshnte të krijuara nga infeksionet.
Kur përdoret llamba Wood?
Lezionet që mund të diagnostikohen me ndihmën e llambës Wood :
- tinea capitis (myk i scalpit)
- pityriasis versicolor (myk i lëkurës)
- vitiligo
- melasma
Ekzaminimi kryhet nga dermatologu. Procedura është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë.